Ambasadori britanik uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Hargreaves i ka uruar sukses Shiroka-Pulës në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e pozitës që ajo ka marrë. “Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e…

Lajme

07/10/2026 13:51

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Hargreaves i ka uruar sukses Shiroka-Pulës në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e pozitës që ajo ka marrë.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. I uroj asaj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ambasadori britanik.

Hargreaves ka thënë se pret të bashkëpunojë me Presidenten e re dhe institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Pres me padurim të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, teksa Kosova shikon drejt një të ardhmeje shumëetnike, demokratike dhe euroatlantike”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë: