Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë
Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë. Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke…
Lajme
Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.
Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.
“Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.
Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.
“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.
“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës” ”, tha ai. /Lajmi.net/