Presidentja e Sllovenisë e uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete dhe për Procesin e Brdo-Brionit

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit. “Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi…

Lajme

07/10/2026 13:56

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.