Ambasadori amerikan takon Sherife Lutën, gruan që u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur pasi ka takuar sot Sherife Lutën, si dhe familjen e saj në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Lajme
Ambasadori amerikan tha se 23 vjet më parë, Sherife Luta u bë fytyra e një lufte brutale,pasi ajo dhe fëmija e saj u larguan nga Kosova.
“Sot, ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ambasadori Hovenier.
“Ishte kënaqësi që takova sot Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm’, ka shkruar Hovenier.
Ndryshe Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë të cilët ishin detyruar që dhunshëm të lëshojnë atdheun e tyre, nga forcat serbe.
Ata sot janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurt./Lajmi.net/
It was a pleasure to meet Sherife Luta and her family at the Peace Day celebration earlier today. 23 years ago, Sherife became the face of a brutal war as she and her child fled Kosovo. Today, they are safe and healthy. Sherife is on my right in the green suit. @TIME pic.twitter.com/K7bvdSiwdX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2022