Ambasada amerikane reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë – Lajmi.net
Ambasada amerikane reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:17, 15 April 2019
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka ngushëlluar familjet e viktimave në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, ambasada amerikane, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

Kjo ambasadë u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të përmbahen nga retorika ndezëse.

Njoftimi i plotë:

Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO