Ambasada amerikane: Mirëpresim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada e Amerikës ka deklaruar se mirëpret formimin e institucioneve të Kosovës, të Kuvendit dhe Qeverisë. Përmes një reagimi në Facebook, ambasada deklaron se mezi presin që të punojnë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, transmeton lajmi.net. “Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi…

Lajme

12/02/2026 14:17

Ambasada e Amerikës ka deklaruar se mirëpret formimin e institucioneve të Kosovës, të Kuvendit dhe Qeverisë.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada deklaron se mezi presin që të punojnë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, transmeton lajmi.net.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”,thuhet në reagim, transmeton lajmi.net.

Qeveria Kurti III u votua mbrëmë me 66 vota për./Lajmi.net/