Amazon ka bërë mbi 1.5 miliardë dërgesa për fundvit
Ata thonë se kanë thyer rekordin e festave të mëparshme pasi që shitjet u rritën për 38% si pasojë e masave Covid-19.
Fun
Amazon ka bërë më shumë se 1.5 miliardë dërgesa rreth globit gjatë periudhës së krishtlindjeve, duke thyer rekord për vitin më të suksesshëm të kompanisë, shkruan “DailyMail”.
Komapania e bazuar në Seattle ka deklaruar lajmin në një konferencë për media të hënën, duke u lavdëruar rreth rekordit që kanë thyer, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi dërguar mbi 1.5 miliardë lodra, produkte shtëpiake, bukurie, të kujdesit personal dhe elektronike rreth gjithë botës gjatë kësaj feste”, tha zyra e raporteve publike e Amazon.
Numri i saktë i gjësendeve të dërguara nga Amazon është me gjasë më i lartë nëse përfshihen edhe kategoritë tjera.
Kompania nuk ka dhënë një shifër specifike të shitjeve, dhe nuk kanë dhënë datat e sakta mes të cilave janë bërë këto dërgesa por vetëm e ka quajtur “sezoni i festave”.

Në tetor, shefi gjeneral Jeff Bezos ka thënë se njerëzit kanë filluar herët këtë vit blerjet e krishtlindjeve, prandaj datat janë të paqarta.
Kompania në deklaratën e të hënës ka thënë se të ardhurat e kompanisë gjatë fundvitit janë rritur 50% në krahasim me vitin paraprak. /Lajmi.net/