Amauri e ka harruar golin

Një qendërsulmues e ka detyrë kryesore shënimin e golave. Mirëpo, në Serie A është një i tillë që ka ‘harruar’ kur e ka bërë këtë. Derisa disa edicione më parë, Amauri konsiderohej si një prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit italian. Mirëpo, pas aventurës së dështuar në Juventus, braziliani – i cili…

Sport

22/11/2013 21:01

Një qendërsulmues e ka detyrë kryesore shënimin e golave. Mirëpo, në Serie A është një i tillë që ka ‘harruar’ kur e ka bërë këtë.

Derisa disa edicione më parë, Amauri konsiderohej si një prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit italian.

Mirëpo, pas aventurës së dështuar në Juventus, braziliani – i cili bëri një paraqitje me Kombëtaren e Italisë – nuk gjeti vend as te Fiorentina, ndërsa në dy edicionet e fundit është anëtar i Parmës.

Edhe pse në Tardini është titullar i pazëvendësueshëm, ai ka një barrë të madhe mbi vete. Amauri nuk ka shënuar gol në Serie A që 1358 minuta lojë.

Edhe më saktësisht 22 orë e 38 minuta lojë aktive. Goli i fundit i tij ishte kundër Pescaras në mars të këtij viti. Angazhimi nuk i mungon, goli po.