Alves për Dembele: Është në klubin më të mirë

Dani Alves është shprehur se bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ousumane Dembele, është në klubin më të mirë në botë dhe duhet të qëndrojë.

Sport

09/04/2022 10:45

Francezi është duke hezituar të rinovojë, por që bisedimet në mes të palëve janë ende duke vazhduar.

Në këtë situatë, Alves e këshillon anësorin që të rrijë në Barcelonë pasi është në klubin më të madh në botë, shkruan lajmi.net.

“Ai është në klubin më të madh në botë. Çfarë tjetër duhet t’i them për të qëndruar”, u përgjigj ai në pyetjen se çfarë mund ta bindë Dembelen të rinovojë.

Dembele që prej ardhjes së Xavi Hernandezit është një ndër lojtarët kyç të skuadrës. Gjatë këtij sezoni me “blaugranët” ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar 10 herë. /Lajmi.net/