Alves kritikon tifozët e Barcelonës

Dani Alves ka kritikuar tifozët në Camp Nou pas humbjes së Barcelonës 3:2 në shtëpi nga Valencia të shtunën. Alexis Sanchez dhe Lionel Messi shënuan për gjigantin katalan, por ishin të pamjaftueshëm pasi mysafirët realizuan tre herë nëpërmjet Daniel Parejo, Pablo Piatti dhe Pablo Alcacer, duke ia shkaktuar kampionit humbjen e parë si nikoqir këtë…

Sport

02/02/2014 10:10

Dani Alves ka kritikuar tifozët në Camp Nou pas humbjes së Barcelonës 3:2 në shtëpi nga Valencia të shtunën.

Alexis Sanchez dhe Lionel Messi shënuan për gjigantin katalan, por ishin të pamjaftueshëm pasi mysafirët realizuan tre herë nëpërmjet Daniel Parejo, Pablo Piatti dhe Pablo Alcacer, duke ia shkaktuar kampionit humbjen e parë si nikoqir këtë edicion në La Ligë.

Dhe, Alves shprehu pakënaqësinë e tij në atmosferën që mbretëroi në stadium.

“Nganjëherë ndjehemi sikur luajmë jashtë shtëpisë”, deklaroi mbrojtësi i djathtë brazilian.

“Lidhja mes nesh dhe tifozëve duhet të jetë pozitive. Ne humbën dhe duhet të rikthehemi. Nuk ka kohë për të vajtuar. Duhet të jemi të pjekur dhe të mësojmë nga humbja në mënyrë që mos të ndodh më. Ne duhet të kontrollojmë çdo ndeshje. Humbëm tri pikë derisa kontrolluan ndeshjen. Ne shënuam, por pastaj ishim shumë të parashikueshëm. Është problem i vetëbesimit të tepruar. Humbja e kryesimit në La Ligë sot nuk është e rëndësishme”, përfundoi ai.