Altin Krasniqi e konfirmon se nuk do të jetë deputet: Kushdo që qeveris me vendin, ta ketë prioritet përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kthimin e Kosovës drejt normalitetit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Altin Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke pranuar se nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për mandat. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se, ndonëse rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, vota e marrë përfaqëson “një besim të madh”, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Altin Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke pranuar se nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për mandat.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se, ndonëse rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, vota e marrë përfaqëson “një besim të madh”, transmeton lajmi.net.
“Ju falënderoj nga zemra secilin qytetar për votën dhe mbështetjen që ma keni dhënë më 28 dhjetor. Kjo mbështetje, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme për ta arritur qëllimin, për mua përfaqëson një besim të madh”, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se gjatë fushatës ka ndier pritje për ndryshim në çdo qytet e fshat ku është takuar me qytetarë.
Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik nuk ka qenë personal, por në shërbim të partisë dhe interesit publik, edhe në raste kur qëndrimet e tij “kanë kushtuar politikisht”.
Krasniqi ka shprehur shpresën që qeverisja e ardhshme ta ketë prioritet përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ka kritikuar, siç ka thënë ai, “stagnimin, përçarjen dhe gjuhën e urrejtjes” të viteve të fundit.
Postimi i plotë: