Almodovar Antiqeveritar
Artisti 64 vjeçar e ka konsideruar Qeverinë e Spanjës “të shurdhër dhe të pandjeshme” ndaj problemeve vendore, dhe ka shpërthyer në akuza kundër “politikave të tmerrshme kulturore”.

ShowBiz
Regjisor i famshëm spanjoll, Pedro Almodovar, e ka sulmuar ashpër Qeverinë e vendit të tij gjatë pranimit të Çmimit për Suksesin Europian në Kinematografinë Botërore, në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Filmike Europiane, në Berlin.
Artisti 64 vjeçar e ka konsideruar Qeverinë e Spanjës “të shurdhër dhe të pandjeshme” ndaj problemeve vendore, dhe ka shpërthyer në akuza kundër “politikave të tmerrshme kulturore”.
Viteve të fundit Spanja e ka zvogëluar drastikisht financimin e arteve, përfshirë edhe filmin.
Almodovar e ka konsideruar vitin 2013 si “më të keqin” për industrinë e filmit.
Ai e ka vlerësuar “rezistencën e qytetarëve të cilët janë viktima të Qeverisë”.
Filmi italian La Grande Bellezza (Bukuria e Madhe), e regjisorit Paolo Sorrentino, pati natë të bukur dhe të madhe, pasi fitoi katër Çmime: Filmi më i Mirë, Regjisori më i mirë, Aktori më i mirë (Toni Servillo) dhe Editimi më i Mirë (Cristiano Travaglioli).
Ennio Morricone fitoi Çmimin për Kompozitorin më të Mirë, kurse Catherine Deneuve u vlerësua për Arritje Jetësore.
A.M.
Traileri i filmit La Grande Bellezza.