Allegri me kërkesë të veçantë për Juventusin, e do yllin e rivalit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka 'shënjestruar' mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli si transferimi i parë pas rikthimit te klubi italian.

Sport

01/06/2021 23:44

Allegri dëshiron ndryshime në skuadër pas një sezoni të vështirë nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe ai e njeh Locatellin pas kohës së tyre te AC Milan, transmeton lajmi.net.

Në fakt, ishte Allegri që i dha shansin Locatellit të stërvitet me ekipin e parë kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe italiani pastaj ëri 63 paraqitje për Milanin.

Sipas Daily Mail, Locatelli është në ‘radarin’ e Allegrit, ngase e sheh si pasuesi i Aaron Ramsey, ky i fundit pritet të largohet në verë.

23-vjeçari është në listën e Roberto Mancinit për Euro 2020 dhe shihet si një ndër yjet që do shkëlqejnë në vitet në vijim.

Interesim për italianin ka shprehur edhe Manchester City./Lajmi.net/