Allegri kërkon rikthimin e Pjanicit

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri është i interesuar ta rikthejë në skuadër mesfushorin Miralem Pjanic.

Sport

14/06/2021 13:43

Sipas ‘Diario Sport’, Allegri dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij sërish Pjanicin, transmeton lajmi.net.

Allegri thuhet se i ka thënë Pjanicit se po e pret një rol i rëndësishëm në skuadër nëse vendos të rikthehet te ‘Bianconerët’.

Boshnjaku u transferua verën e kaluar te Barcelona, por asesi nuk gjeti vend të formacionin startues të Ronald Koeman.

Allegri dhe Pjanic kishin punuar së bashku te Juventusi gjatë viteve 2016-2019. /Lajmi.net/