Allegri: Kemi nevojë edhe për disa transferime

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka pranuar se skuadra e tij ka nevojë edhe për disa transferime të reja gjatë kësaj merkatoje.

Sport

08/08/2015 19:16

Zonja e Vjetër ka humbur lojtarë si Pirlo, Tevez e Vidal dhe së fundmi ka probleme me të lënduarin Sami Khedira që do të mungoj dy muaj.

”Ne kemi luajtur ndeshje të mrekullueshme ndaj Lazios, pavarsisht se gjendja e fushës ishte e keqe”

”Disa lojtarë të mëdhenj kanë arritur, por merkato është ende e hapur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Allegri.

Trajneri italian u nda i kënaqur me paraqitjen e Mandzukic dhe Dybala në finalen e Superkupës së Italisë ku të dy realizuan për fitoren 2-0 ndaj Lazios.