Allegri: Juventus ka statistikat me të këqija në Seria A

Trajneri Max Allegri ka reaguar për mundësitë e mos shpenzuara për Juventusin pas fitores 2 - 0 ndaj Genoas.

Sport

05/12/2021 23:22

“Bianconerët” kishin plotë 12 gjuajtje në kornizën e portës në 27 që ishin komplet, por portieri Salvatore Sirigu bëri disa pritje të mrekullueshme, duke mos i lejuar finalizimin e disa aksioneve, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku italian tha se kanë statistikat me të këqija në Seria A.

“Duam të përforcojmë pozitën tonë dhe të shënojmë kur kemi mundësitë para portës. Jemi me të dobët në Seria A, mendoj nëse shohim këto statistika”.

“U kënaqa duke shikuar skuadrën sonte siç kam bërë në ndeshjet e tjera, edhe atëherë kur humbëm. Duhet vetëm të përmirësojmë efektin para golit, kjo është  e sigurt”.

Tutje, Allegri foli edhe për objektivat, ngase për momentin renditen prapa Atalanta, Napolit, Interit dhe Milanit në Seria A.

“Këtë moment, jemi në pozitë të pestë bashkë me Fiorentinën. Ishte fitore e rëndësishme, top katërshja është duke ia dal mirë dhe i meritojnë ato pozita. Nuk e di çfarë do ndodh deri në fund të sezonit, nëse gjërat do ndryshojnë”.

“Kemi objektivat tona, në Seria A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, pra të shohim, hap pas hapi, një ndeshje pastaj tjetra”, nënvizoi ai.

Juventus në ndeshjen e radhës do përballet me Malmon, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, derisa tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje./Lajmi.net/