Allegri e konfirmon: Ronaldo luan ndaj Young Boys

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Cristiano Ronaldo do të paraqitet kundër Young Boys në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2018 18:55

Kampionët e Italisë kanë nevojë për një fitore për t’u konfirmuar në vendin e parë në grup para Manchester United.

“Kjo ndeshje është më e rëndësishme sesa ndaj Interit, sepse po luajmë për vendin e parë dhe luajmë ndaj një skuadre që ka krijuar shumë raste në shtëpi”, ka deklaruar Allegri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është e rëndësishme që ne të përfundojmë në vendin e parë. Sa për ndryshimet, Rugani do të luajë në vend të Chiellini, së bashku me Bonuccin”.

Trajneri italian tutje ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të paraqitet nga minuta e parë, duke ditur rëndësinë e lojës, që vlen për pozitën e parë./Lajmi.net/