Allegri: Dikush nga stoli i Inter më goditi

Sport

12/05/2022 12:32

Massimiliano Allegri është arsyetuar për kartonin e kuq.

Trajneri i Juventus, Maxi Allegri u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq, por për sjelljet e tij ai ka dhënë një arsyetim pas ndeshjes.

Italiani insiston se dikush nga stoli i Inter e ka goditur dhe kjo bëri që ai të humbte durimin.

“Dikush nga Inter kaloi prapa dhe më goditi. U nervozova dhe gjyqtari goxha me të drejtë më nxori me të kuq”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Ta gjejmë se çfarë ndodhi nuk i ndryshon gjërat. Duhet të urojmë Interin për fitoren. Nuk fitojmë asnjë trofe këtë sezon dhe duhet ta ruajmë nervozen për sezonin tjetër”, shtoi trajneri.

Juventus ishte në disavantazh në finalen ndaj Inter, por ktheu rezultatin në 2:1, para se gjithçka të mbyllej në 2:4 për Inter. /Lajmi.net/