Allegri dëshiron ribashkimin me Pogban te Juventus

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri dëshiron ribashkimin me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba në Torino.

Sport

03/06/2021 14:42

Tekniku italian rimori drejtimin e Juventusit pas shkarkimit të Andrea Pirlos dhe pritet të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër, transmeton lajmi.net.

Pogba kaloi katër vite të shkëlqyeshme te Juventus, dy prej tyre nën urdhrat e Allegrit në vitet 2012 dhe 2016, derisa e ardhmja e francezit te United mbetet e paqartë me 12 muaj kontratë të mbetur.

Sipas Calciomercato, Allegri do ta mirëpres Pogban te “Zonja e Vjetër”, edhe pse “Djajtë e Kuq” thuhet se kërkojnë 90 milionë euro, me kontratën që i skadon në vitin 2022.

Juventus thuhet se është i hapur edhe për shkëmbimin e Pogbas me yllin Cristiano Ronaldo.

Pogba e mbylli edicionin 2020/21 me gjashtë gola dhe nëntë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/