Allegri dëshiron që Morata të vazhdojë me Juventusin
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pavarësisht gjendjes të vështirë ekonomike, dëshiron që sulmuesi Alvaro Morata të vazhdojë në Torino.
Sport
Spanjolli u huazua verën e kaluar te Juventus me mundësi blerje, transmeton lajmi.net.
Mediat spanjolle raportojnë se Allegri ka kërkuar nga Juventus të paguajë kartonin e 45 milionë eurove, ose t’ia vazhdojë huazimin, që nënkupton se Juve duhet të paguajë edhe 10 milionë euro shtesë, përcjellë lajmi.net.
Morata kur ishte nën urdhrat e teknikut italian kaloi formën më të mirë në karrierë.
Ndërsa tani, pas një viti të shkëlqyer (11 gola, 10 asistime në 32 ndeshje), mesa duket lojtari do vazhdojë të Juventusi, ngase të gjithë palët janë të pajtimit që të vazhdojë marrëveshja.
Edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Moratas do t’i vazhdohet huazimi, andaj “Zonja e Vjetër” do paguajë 10 milionë euro./Lajmi.net/
Juventus are set to pay €10m to extend Alvaro Morata’s loan until June 2022. The one-season extension clause agreed with Atlético Madrid last summer will be triggered in the next days, as Massimiliano Allegri wants Morata to be part of the team. ⚪️⚫️ #Atleti #Juve
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2021