Aliu flet për miratimin e Projektligjit për Banim Social, thotë se do të përfitojnë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë një konference për media ka folur për miratimin e Projektligjit për Banim Social dhe të Përballueshëm, duke thënë se do të përfitojnë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike. Aliu në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së ekzekutivit bëri…

Lajme

24/07/2024 13:34

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë një konference për media ka folur për miratimin e Projektligjit për Banim Social dhe të Përballueshëm, duke thënë se do të përfitojnë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike.

Aliu në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së ekzekutivit bëri të ditur që përfitues do të jenë edhe të papunët, pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore etj.

Ai bëri të ditur në muajin janar është bërë thirrja në komuna për identifikimin e pronave komunale për ndërtim të banimit social.

“Në janar të këtij viti kemi thirrur të gjitha komunat t’i identifikojnë pronat komunale për ndërtim, të banimin social. Kanë qenë 13 komuna që kanë aplikuar në këto lokacione. Në shtator do të bëjmë thirrjen tjetër që te aplikojnë për banim social, kemi shqyrtuar të gjitha lokacionet, kushtet urbanistike. Jemi në fazën e fillimit të projekteve detaje te zhvillimit të këtyre ndërtimeve”, tha Aliu.

Ai tutje u shpreh se sapo të fillojnë projektet do të aplikohet për leje.

“Sapo fillojnë projektet do të aplikohet për leje. Pas kësaj faze do të ketë edhe faza të tjera. Banimi social do të menaxhohet nga komuna por do të monitorohet dhe kjo është për kategorinë e njerëzve që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura, të papunët dhe të pastrehët. Nuk kemi mundur me hy në fazën e projektit pa hyrë na fazat e para të realizimi puna përgatitore ka marrë shumë kohë, tash është procesi i finalizimit”, tha i pari i MMPHI-së.

Aliu ndër të tjera tha se pas miratimit ky projektligj do të shkojë për miratim edhe në kuvend./Lajmi.net