Aliti: Kombëtarja tregoi karakter, penalltia e Muric ishte vendimtare

Fidan Aliti e ka cilësuar rezultat pozitiv barazimin e Kosovës ndaj Greqisë.

Sport

14/10/2020 23:12

Mbrojtësi ka shtuar se skuadra ka treguar karakter dhe se grupi ka funksionuar, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin.

“Besoj se ishte rezultat pozitiv për ne. Jo vetëm rezultati por edhe interpretimi i ndeshjes. Treguam karakter gjithsecili. Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë. Ishte me rëndësi për grupin dhe secilin lojtar”, ka deklaruar Aliti për Supersport, përcjell lajmi.net.

“Motiv besoj se kemi gjithmonë pasi luajmë gjithmonë për Kosovën. Nëse ndonjë nuk ka motiv, është gabim. Secili maksimalisht është i motivuar dhe jep gjithnjë 100% për Kosovën”.

“Shumë e rëndësishme, pasi aty tregoi Aro se gjithçka është e mundur dhe besuam akoma më shumë që të marrim diçka nga kjo ndeshje. Ishte e rëndësishme ta mbanim Greqinë në 0 pasi në disavantazh do të ishte e vështirë”.

“Është e vërtetë që s’kemi fituar, por kemi luajtur ndeshje të mira. Jemi profesionista dhe rezultatet janë të rëndësishme. Këtë e dimë të gjithë. Muajin tjetër kemi tjera ndeshje dhe aty synojmë fitoren”./Lajmi.net/