Alisson apo Ederson më i mirë? Julio Cesar jep përgjigjen e tij për portierët brazilianë

Ederson Moraes dhe Alisson Becker janë dy nga portierët më të mirë në botë aktualisht.

Sport

17/05/2022 14:13

Dyshja braziliane ruajnë portën e Liverpool (Alisson) dhe Manchester City (Ederson).

Kur bëhet fjalë për kombëtaren e Brazilit, dilemat janë të mëdha se cili është më i mirë. Alisson fiton shpesh balotazhin me portierin e City. Se cili është më i mirë është pyetur edhe ikona braziliane e portës, Julio Cesar.

“Pyetje e mirë. Do të qëndroj i heshtur”, ka thënë Cesar i pyetur nga ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

“Në vitet e fundit, pas Dida dhe meje, njerëzit në Evropë filluan të shohin për pozitën tonë si pozitë të rëndësishme në Brazil. Kur erdha në Itali, flisnin për Waldir Perez. E merrnin si shembull që portierët në Brazil po përmirësoheshin”, shtoi ish-anëtari i Inter.

“Tani, nëse flasim për tre portierët më të mirë në botë, mund të flasim për Ederson dhe Alisson. Shumica e njerëzve tani respektojnë portierët brazilianë në futboll”, ishin fjalët e portierit.

Mbetet të shihet nëse Ederson apo Alisson do të jetë zgjedhja e parë e Tite për Kupën e Botës. /Lajmi.net/