Hamza nga Hani i Elezit: Koha për ndryshim në gjithë Kosovën

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Hanit të Elezit, qytet që e ka quajtur si portë jugore të shtetit. Hamza ka thënë se nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar…

Lajme

03/06/2026 20:41

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Hanit të Elezit, qytet që e ka quajtur si portë jugore të shtetit.

Hamza ka thënë se nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën.

Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Kur hyni në Kosovë nga jugu, porta e parë e hapur për ju është Hani i Elezit. Një qytet që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, simbol i një Kosove mikpritëse.

Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën.

Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Faleminderit për mbështetjen, Hani i Elezit!

#PDK125 “, ka shkruar Hamza.