Alexander-Arnold në radarin e Real Madridit

Gjiganti spanjoll po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes.

Sport

23/09/2021 14:30

Real Madridi është duke menduar të transferojë një mbrojtës të djathtë edicionin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘El Nacional’, klubi nga Spanja ka shprehur interesim për futbollistin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Megjithatë, Arnold konsiderohet si i pashitshëm nga “The Reds”, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Mbrojtësi këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje me ekipin në të gjitha gart, duke realizuar tre gola.

Çmimi i tij në treg llogaritet të jetë mbi 75 milionë euro, dhe mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ do arrijnë ta transferojnë verën e ardhshme. /Lajmi.net/