Alex Morgan sulmon ashpër Ronaldon

Është njoftuar këtë javë se Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për një sulm seksual të dyshuar.

Sport

25/07/2019 09:01

Për këtë ka reaguar edhe futbollistja e njohur amerikane, Alex Morgan, e cila nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim nga Prokurorët e SHBA-së.

Kathryn Mayorga ka pretenduar se ylli i Juventusit e ka sulmuar atë seksualisht në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, një kërkesë që ai e ka mohuar fuqishëm, përcjell lajmi.net.

Morgan ka shpërndarë një artikull duke pretenduar se Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në rrjetet sociale.

“Tani kjo është një gazetari e madhe”, shkruante ajo kur shpërndau artikullin në Twitter, një koment që ka ngjallur polemika, sepse disa besojnë se ajo po bënte sarkazëm dhe përkrahu yllin e Juventusit dhe të tjerë besojnë se ajo po e sulmon atë. /Lajmi.net/