Albumi i Lady Gagas më i shituri i vitit 2020

Albumi i ri i Lady Gagas, "Chromatica", është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar.

ShowBiz

06/06/2020 09:18

Lady Gaga ka shitur 53 mijë kopje të albumit të ri “Chromatica”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ai është gjithashtu albumi më i shitur i yllit që nga “Artpop” i vitit 2013.

Albumi pasoi performancën e Gagas në “A star is born”, për të cilën fitoi një “Oscar” për këngën më të mirë të vitit 2019.

Kritikët e kanë quajtur albumin një rikthim në formë, pas albumit të saj të pestë “Joanne” dhe eksperimentet e pakënaqshme të projektit të saj Artpop.

Gaga, e cila ka vuajtur nga sëmundjet kronike dhe depresioni, tha se albumi kishte për qëllim të ishte një antidot për kohërat e vështira.

“Fillimi i albumit me të vërtetë simbolizon, për mua, atë që do ta quaja fillimin e rrugëtimit tim drejt shërimit,” tha Gaga “dhe ajo që shpresoja do të ishte një frymëzim për njerëzit që kanë nevojë për shërim përmes lumturisë”

Sipas Company Charts Official, Chromatica ishte albumi më i famshëm i javës në çdo format – fizik, transmetim dhe shkarkime – si dhe më i shituri i vitit.

Tre prej këngëve gjithashtu i futën në tabelën e singleve, të udhëhequr nga dueti me Ariana Granden “Rain On Me” në numrin dy.

Gaga pritet gjithashtu të kryesojë listat e Billboard në SHBA javën e ardhshme, me shitjet e parashikuara prej 250,000. /Lajmi.net/