Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë që ka për qëllim të dënojë luftën e UÇK-së. Ai ka thënë se është pikërisht ajo që tha Thaçi “kjo gjykatë është politikë dhe jo drejtësi”. “Këtu nuk ka pasur kurrfarë përpjekje për të ndikuar në dëshmitarë. Është ajo që e…

Lajme

17/11/2026 21:42

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë që ka për qëllim të dënojë luftën e UÇK-së.

Ai ka thënë se është pikërisht ajo që tha Thaçi “kjo gjykatë është politikë dhe jo drejtësi”.

“Këtu nuk ka pasur kurrfarë përpjekje për të ndikuar në dëshmitarë. Është ajo që e tha Thaçi kjo është politikë nuk është drejtësi. Kjo organizatë ka për qëllim me dëmtu luftën e UÇK-së”, ka thënë ai.