Alarmon Flutura Kusari: Sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka paralajmëruar që sot pritet të shkarkohet nga detyra, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti. Sipas Kusarit që pritet të merret sot do të jetë i kundërligjshëm dhe është proces me motive politike, transmeton lajmi.net. Në një postim në profilin zyrtar të saj në Facebook, Kusari alarmon se…

Lajme

17/01/2025 09:33

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka paralajmëruar që sot pritet të shkarkohet nga detyra, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Sipas Kusarit që pritet të merret sot do të jetë i kundërligjshëm dhe është proces me motive politike, transmeton lajmi.net.

Në një postim në profilin zyrtar të saj në Facebook, Kusari alarmon se ky veprim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

Ja postimi i plotë:

Alarmuese

Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati.

Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht.

Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së.

Sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë.

Në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë.

Unë du me besu që zyra ekzekutive e KPM-së do ta ndalojë këtë procedurë të jashtligjshme dhe do ta kundërshtojë haptazi sot.

Ky zhvillim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

I lus mediat që të përcjellin mbledhjen në mënyrë që ta dokumentojmë këtë shkarkim politik.

Kryetari dhe nënkryetari duhet të zgjedhen pasi të plotësohet komisioni me anëtarë të rinjë./Lajmi.net/