Alarmante, kjo është vlera e ndotjes së ajrit aktualisht në Prishtinë
Rënia e temperaturave në vend ka bërë që ndotja e ajrit të kalojë vlerat e lejuara.
Lajme
Aktualisht në Prishtinë sipas matjes nga Qendra për cilësinë e ajrit nga Ambasada Amerikane në Kosovë, vlera e ajrit është 222 miligram për metër kub, e cila është disa herë se ajo e vlerave normale, 50ug/m3, shkruan lajmi.net.
Me një problem të tillë të ndotjes së ajrit qytetarët ishin përballur edhe gjatë dimrit të kaluar.
Ndërsa, përveç KEK-ut e veturave edhe ngrohja me thëngjill nga qytetarët po bënë që ajri në kryeqytet të jetë në nivel alarmues të ndotjes./Lajmi.net/
