Alarm te Real Madrid, një tjetër lojtar mungon në stërvitje
Klubi i Real Madridit është përballur me shumë lëndime këtë sezon.
Sport
Aktualisht, Los Blancos janë duke zhvilluar stërvitjet e tyre për ndeshjen në La Liga ndaj Real Valladolid, shkruan lajmi.net.
Ramos, Carvajal, Militao, Marcelo, Odriozola, Valverde, Hazard, Rodrygo nuk janë parë në seancë stërvitore sot.
Në anën tjetër, një shqetësim është paraqitur pasi edhe sulmuesi Karim Benzema nuk ka qenë i pranishëm.
Ai është në dyshim për ndeshjen e ardhshme pasi ndjen shqetësim të vogël në muskuj./Lajmi.net/