Alarm te Napoli, Lozano nuk stërvitet para ndeshjes ndaj Rangers

Skuadra e Napoli mund të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Rangers. Napoli po bën mjaft mirë në Serie A, si dhe e nisi në mënyrë perfekte sezonin në Champions League, duke e mposhtur 4:1 Liverpoolin. Ndeshjen e radhës, skuadra e Spalletti e luan ndaj Rangers, por para këtij takimi, lajme të këqija ka lidhur me…

Sport

12/09/2022 15:00

Skuadra e Napoli mund të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Rangers.

Napoli po bën mjaft mirë në Serie A, si dhe e nisi në mënyrë perfekte sezonin në Champions League, duke e mposhtur 4:1 Liverpoolin.

Ndeshjen e radhës, skuadra e Spalletti e luan ndaj Rangers, por para këtij takimi, lajme të këqija ka lidhur me Hirving Lozano.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Lozano nuk është stërvitur këtë mëngjes me skuadrën e tij, përcjell lajmi.net.

Arsyeja ka të bëjë me një ftohje/grip të lojtarit.

Ai mund të humb udhëtimin drejt Skocisë. Mbetet të shihet nëse gjendja e tij do të përmirësohet. /Lajmi.net/