Alaba refuzon dy gjigantët evropianë, dëshiron të luajë për Realin ose Barcelonën

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba pritet të largohet nga "Allianz Arena" në fundin e sezonit.

Sport

22/03/2021 19:08

Austriaku së fundmi ka refuzuar një ofertë të madhe nga PSG-ja dhe i ka thënë jo Chelseat, transmeton lajmi.net.

Arsyeja pse refuzoi dy gjigantët evropianë, është sepse dëshiron të luajë në La Liga, për Real Madridin ose Barcelonën.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Alaba ka marrëveshje paraprake me Real Madridin, por kontrata ende s’është nënshkruar.

Kurse, sa i përket Barcelonës, agjenti i lojtarit ka lidhje të mira me presidentin Joan Laporta, andaj mund të realizohet transferimi.

Pritet të shihet në muajt në vijim nëse Alaba do nënshkruajë kontratën e Realit, apo vendos t’i bashkohet rivalit të përbetuar, Barcelonës./Lajmi.net/