Alaba gjendet në Madrid, kërkon shtëpi

Real Madrid pritet të bëjë zyrtarë transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, David Alaba këtë javë.

Sport

26/05/2021 13:50

“Los Blancos” dje njoftoi rinovimin e Luka Modric, ndërsa gjatë javës pritet te kompletojë transferimin e austriakut, transmeton lajmi.net.

Sipas Gol TV, Alaba dje ka qenë në Madrid ku ka vizituar Valdebebas, derisa ka kërkuar edhe shtëpi në qytet.

Futbollisti ka njoftuar largimin nga Bayern që një kohë të gjatë, por asnjëherë nuk e bëri të ditur cilës skuadër do t’i bashkohet.

Me Realin, Alaba do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/