Alaba dhe Casemiro ftohen për ndeshjen ndaj Man City

Davida Alba dhe Casemiro janë pjesë e ekipit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City.

Sport

25/04/2022 07:58

Real Madridi sot udhëton drejt Mançesterit, pasi nesër zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Man City.

Në dyshim për këtë takim ishin dyshja Alaba dhe Casemiro, kjo pasi të dy ishin të lënduar.

Alaba kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes së xhiros së kaluar, ndaj Osasunës, ndërsa pas asaj sfide edhe Casemiro kishte ndjerë shqetësime.

Por, Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për super sfidën e në të janë përfshirë austriaku dhe braziliani.

Ky është lajm i mirë për Carlo Ancelottin, pasi të dy janë shumë të rëndësishëm për lojën e Real Madridit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e plotë të lojtarëve të ftuar të ‘Los Blancos’, për ndeshjen e cila zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00.