Al Thani: Kemi kompletuar marrëveshjen me Messin, për 72 orë gjithçka zyrtare

Familja nga Katari, Al Thani ka konfirmuar se marrëveshja e plotë për sulmuesin Lionel Messi është arritur.

Sport

09/08/2021 23:19

Pas 21 viteve te Barcelona, Messi zyrtarisht është lojtar i lirë dhe shumë pranë kalimit në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

Nga familja e sheikëve të Katarit tashmë është konfirmuar se marrëveshja e plotë është arritur dhe gjithçka mund të bëhet zyrtare brenda 72 orëve.

“Nuk është e vërtet për spekulimet që janë hapur negociatat mes Messit dhe disa klubeve, gjërat janë kompletuar 100 për qind në favor të PSG-së. Arritja e Messit te PSG do jetë brenda 72 orëve”, shkroi ai.

Messi do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi për një tjetër me vlerë 35 milionë euro për sezon./Lajmi.net/