“Akuzohen” me mesazhe ofenduese se po u nënshtrohen sheikëve në Dubai, reagojnë Enca e Linda Halimi

Ditëve të fundit një video e vetme ka shokuar mbarë botën.

ShowBiz

09/05/2022 15:38

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet një vajzë duke mbajtur gojën hapur teksa një sheik kryen jashtëqitjen mbi gojën e saj dhe më pas ajo e lëpinë në këmbim të një shume të majme parash, shkruan lajmi.net.

Ky trend duket se po aplikohet nga sheikët në Dubai dhe quhet “Dubai Port Potty”, që do të thotë të përdorësh gojën e dikujt tjetër, në këtë rast të një modeleje apo blogere.

Me të dëgjuar për këtë fenomen, vajzat shqiptare që kalojnë pushimet shumë shpesh në Dubai, kanë marrë pafund mesazhe ofenduse.

Pas modeles Kejvina Kthella, dy prej tyre që i kanë ndarë këto mesazhe me ndjekësit e tyre janë këngëtaret Linda Halimi dhe Enca Haxhia.

Linda publikoi në ‘InstaStory’ një mesazh të tillë me karakter ofendues që kishte marrë në ‘TikTok’, me një ndjekës që i shkruante se “të gjitha femrat shqiptare janë bërë pasura”, duke qenë pre e atij akti makabër të “Dubai Porta Potty”.

“Komentet në TikTok-un tim, të bëftë mirë”, shkroi këngëtarja në mesazhin e ndarë me ndjekësit e saj, shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Linda me këtë tregoi se e kishte marrë me të qeshura një koment të tillë, ndërsa shijon suksesin e këngës “Love me like”, të cilën e publikoi para pak ditësh.

E një reagim publik e ka bërë edhe këngëtarja e hitit “A po t’pelqen”, Enca Haxhia, e cila ka shkruar në ‘InstaStory’ disa statuse, duke hedhur poshtë hipotezën se mund të bëhesh e famshme në Dubai në atë mënyrë.

“Shkurt e shqip s’keni nevojë me ngrënë m*t për t’u bërë të suksesshëm/pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme, kush jam unë t’ju ndalojë? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty”, shkroi Enca.

Gjithashtu, ajo publikoi një tjetër shkrim në ‘InsaStory’, ku theksonte faktin se e pasur dhe e quan veten të “vetëarrirë”, ngase ka punuar pa ndërprerë që nga mosha 16-vjeçare.

“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss (shefe e vetë-bërë)’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka pasur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lërë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”, shkroi ajo në anglisht, duke iu përgjigjur mesazheve negative që kishte marrë në ‘InstaDirect’./Lajmi.net/