Akuzat për 53 milionëshin, Pal Lekaj ndihet i pafajshëm: Nuk kam asgjë për të shtuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53 milionëshit”. Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po përballet me akuza që lidhen me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel-Enka”, në kuadër të projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”. Gjatë seancës së…

Lajme

04/09/2026 11:13

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53 milionëshit”.

Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po përballet me akuza që lidhen me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel-Enka”, në kuadër të projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë seancës së sotme, Lekaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk kam asgjë për të shtuar”, është shprehur Lekaj para trupit gjykues, duke qëndruar në deklarimin e tij për pafajësi.

Procesi gjyqësor për këtë rast po vazhdon me shqyrtimin e pretendimeve të Prokurorisë dhe provave të paraqitura para gjykatës.