Aktori Shkumbin Istrefi: Kursimi e bëri të veten, fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

Shtrenjtimi i energjisë elektrike kanë qenë diskutimet e fundit në Kosovë.

ShowBiz

20/02/2022 20:00

E shumë shpesh është kërkuar që të kursehet rryma, shkruan lajmi.net.

Aktori kosovar, Shkumbim Istrefi, së fundi ka shkruar rreth kësaj situate.

Përmes një postimi në Facebook, aktori tha se ka kursyer dhe si rezultat çmimi i fatures i erdhi më pak se muajin e kaluar.

Rreth kësaj situate ka pasur reagime nga shumë fytyra publike.

Postimi i plotë:

“Sot me erdhi faktura e rrymes.

Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji.

Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy.
Ta shohim cka po ndodh tash e tutje.

Do te vazhdoj me kursy ne te njejten menyre.

Perndryshe, ma shume po me dhemb lufta eventuale ne Ukraine. Ishalla nuk bohet se katastrofe per ata njerez atje, e rrezik per te gjithë”./Lajmi.net/