Aktori kosovar ironizon me deklaratën e Fatmire Kollçakut lidhur me taksistin

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së ka treguar një histori tjetër me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Teksa ka folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i  ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti…

ShowBiz

11/11/2022 17:41

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së ka treguar një histori tjetër me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Teksa ka folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i  ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte  deklaruar për Asociacionin, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale nga qytetarë e fytyra të ndryshme publike.

Aktori kosovar, Jeton Zogiani reagoi pas deklaratës ku u shpreh se nuk mundej me shkronja me e përshkru çka  ishte duke mendu ai në atë moment pasi pa videon.

“Nuk po mundem me shkronja me e përshkru çka jam kah mendoj në këto momente”, shkroi ai.