Aktivistët e mjedisit shkatërruan me bojë ndërtesën e Louis Vuitton

Objekti i Louis Vuitton dhe e famshmja Place Vendome në Paris janë spërkatur me bojë në mëngjes, nga organizatat mjedisore Extincion Rebellion dhe Last Renovation, të cilat kanë marrë përgjegjësinë për këto dy veprime të veçanta të kryera pak orë më parë protestës së 1 majit. Në një video të postuar në Twitter, një grup…

Bota

01/05/2023 19:42

Objekti i Louis Vuitton dhe e famshmja Place Vendome në Paris janë spërkatur me bojë në mëngjes, nga organizatat mjedisore Extincion Rebellion dhe Last Renovation, të cilat kanë marrë përgjegjësinë për këto dy veprime të veçanta të kryera pak orë më parë protestës së 1 majit.

Në një video të postuar në Twitter, një grup aktivistësh hedhin bojë portokalli dhe të kuqe në një objekt që u mbyll të hënën.

Me këtë veprim, Extinction Rebellion synon grupin luksoz LVMH, të cilin e akuzon për “optimizimin e taksave”. “Në rrethanat aktuale sociale, kur francezët heqin dorë nga një vakt në ditë për shkak të inflacionit, pasuria e kompanive të mëdha vazhdon të rritet”, tha zëdhënësi.

“Kërkesat sindikaliste për paga më të larta kanë mbështetjen tonë të plotë”, shtoi zëdhënësi, duke iu referuar kortezhit të të gjitha sindikatave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Fondacioni Louis Vuitton, i vendosur në Bois de Boulogne, është ndër muzetë më të vizituar në Paris dhe aktualisht po pret ekspozitën “Basquiat x Warhol”. /Lajmi.net/