Aksioni i Prokurorisë Speciale: Katër personat e arrestuar dyshohet se ishin pjesë e grupit ‘Rinia Islame në Kaçanik’
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Kaçanik, duke shoqëruar disa persona të dyshuar si pjesë e grupit “Rinia Islame në Kaçanik”, që dyshohet për shpërndarje të thirrjeve me motive fetare. Klankosova.tv mëson se njëri nga të shoqëruarit është vëllai i njërit prej të dyshuarve për…

Lajme
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Kaçanik, duke shoqëruar disa persona të dyshuar si pjesë e grupit “Rinia Islame në Kaçanik”, që dyshohet për shpërndarje të thirrjeve me motive fetare.
Klankosova.tv mëson se njëri nga të shoqëruarit është vëllai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill.
Policia ka bastisur edhe shtëpinë e Elmedin Rakës, i cili më herët ishte shpallur i pafajshëm për rastin e djegies së Degës së Gjykatës në Kaçanik.
Në paraburgim janë dërguar gjashtë persona: Haki Bela, Diamant Gashi, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, nën dyshimin për përfshirje në organizimin dhe vrasjen e rreshterit Lika.