Aksioni i AKI-së dhe Policisë finalizohet me sukses, në pranga përfundojnë disa zyrtarë, në mesin e tyre një ish-ministër
Një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit është finalizuar sot me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë institucionalë, të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me procesin e shpronësimit të pronave private. Aksioni është zhvilluar pas një hetimi disamujore, të bazuar në të dhëna të siguruara nga Agjencia…
Lajme
Një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit është finalizuar sot me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë institucionalë, të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me procesin e shpronësimit të pronave private.
Aksioni është zhvilluar pas një hetimi disamujore, të bazuar në të dhëna të siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera relevante.
Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohen se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Në mesin e të dyshuarve janë përfshirë zyrtarë të sistemit të drejtësisë, avokaturës, administratës shtetërore, Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe një ish-ministër.
Dyshimet lidhen me inicimin dhe procedimin e lëndëve gjyqësore në Gjykatën e Graçanicës për rikompensime të paligjshme të shpronësimeve të realizuara gjatë viteve 2011–2015.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar lart aksionin, duke theksuar se arrestimet dëshmojnë përkushtimin institucional në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe vullneti politik po japin rezultate konkrete drejt forcimit të rendit dhe ligjit në vend.
Njoftimi i plotë: