Aksion nga Policia e Prokuroria në 5 komuna, të angazhuar 9 prokurorë të shtetit
Një aksion i gjerë në bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë po zhvillohet sot në vend. Njësitet policore bashkë me prokurorë janë pjesë e këtij operacioni, që realizohet në 5 komuna të ndryshme. Në këtë aksion të përfshirë janë 9 prokurorë derisa nuk janë dhënë detaje për veprën të cilën dyshohen të përfshirët. Lajmin…

Lajme
Një aksion i gjerë në bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë po zhvillohet sot në vend.
Njësitet policore bashkë me prokurorë janë pjesë e këtij operacioni, që realizohet në 5 komuna të ndryshme.
Në këtë aksion të përfshirë janë 9 prokurorë derisa nuk janë dhënë detaje për veprën të cilën dyshohen të përfshirët.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Policinë e Kosovës dhe me institucione të tjera, është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të disa komunave të cilat janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës. Përveç njësive relevante, janë të angazhuar edhe nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja”, tha Nikçi.
Sipas informacioneve jozyrtare në Klinë deri tani janë kryer kontrolle në katër lokacione për shkelje në kompani ndërtuese, derisa shtoi se nuk ka ndonjë të arrestuar.
Gjatë ditës, priten inspektime shtesë nga organet e rendit./Lajmi.net/