Aksion i rrënimit të 7 objekteve në faza fillestare në Obiliq

Në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere.

Lajme

06/03/2017 14:12

Të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, po ashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit.

Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e mihjes së re”.

Ata i bënë ftesë të gjithë banorëve të cilët kanë prona në këtë zonë, “të mos fillojnë asnjë aktivitet ndërtimor, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, në të kundërtën pasojat do ti bartin vet ata”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/