Aksidenti me fatalitet në Dollc, reagon kompania turistike

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc. Si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një veture, ka mbetur i vdekur nje person dhe 5 të tjerë janë lënduar. Kompania turistike, Pranvera Tours ka reaguar pas këtij rasti të rëndë, duke njoftuar se ka humbur jetën…

Lajme

21/08/2025 11:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc.

Si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një veture, ka mbetur i vdekur nje person dhe 5 të tjerë janë lënduar.

Kompania turistike, Pranvera Tours ka reaguar pas këtij rasti të rëndë, duke njoftuar se ka humbur jetën shoferi i veturës.

Ndërsa shoferi dhe pasagjerët e autobusit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë. Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.”, thuhet në njoftim.