Aksidenti i rëndë në Shqipëri, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG, në Tiranë. Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, me ç’rast shoferi ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar gjatë rrugës për në spital, raporton A2 CNN. Kurse, si pasojë e këtij aksidenti edhe një person tjetër raportohet se ndodhet…
Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG, në Tiranë.
Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, me ç’rast shoferi ka humbur jetën.
Vdekja e tij është konstatuar gjatë rrugës për në spital, raporton A2 CNN.
Kurse, si pasojë e këtij aksidenti edhe një person tjetër raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se e lënduar ka mbetur drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja.