Rama: Shtëpia në Rrugën A është pronë komunale, të mos rrezikohet jeta

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë disa sqarime për shtëpinë në Rrugën A e cila është në rrezik për t’u shembur. Rama ka thënë se prona në fjalë është e komunës dhe ka kërkuar nga personi i cili të martën s’ka lejuar shembjen e shtëpisë që të mos rrezikojë jetën duke hyrë…

Lajme

22/07/2026 17:09

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë disa sqarime për shtëpinë në Rrugën A e cila është në rrezik për t’u shembur.

Rama ka thënë se prona në fjalë është e komunës dhe ka kërkuar nga personi i cili të martën s’ka lejuar shembjen e shtëpisë që të mos rrezikojë jetën duke hyrë në atë zonë, raporton lajmi.net

Ai ka treguar gjithashtu se nga ajo zonë janë evakuuar disa familje para dy vitesh, të cilave po vazhdohet t’iu paguhet qiraja.

Reagimi i plotë i Ramës:

Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe ❌ rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve ❌ dhe është pronë komunale.

Gjithashtu, pajtohem me personat publik që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se “Prona është e shenjtë”. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit!/Lajmi.net/