Fushtica: Prishtina ka pësuar dëme më të vogla nga stuhia krahasuar me komunat e tjera

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Fadil Fushtica, ka deklaruar se kryeqyteti ka kaluar me dëme relativisht të vogla nga stuhia e fuqishme që përfshiu Kosovën, në krahasim me komunat e tjera të prekura. Sipas tij, ekipet komunale kanë qenë në terren që nga momenti i parë për të menaxhuar situatën dhe…

Lajme

22/07/2026 18:49

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Fadil Fushtica, ka deklaruar se kryeqyteti ka kaluar me dëme relativisht të vogla nga stuhia e fuqishme që përfshiu Kosovën, në krahasim me komunat e tjera të prekura.

Sipas tij, ekipet komunale kanë qenë në terren që nga momenti i parë për të menaxhuar situatën dhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Fushtica tha se dëmet në Prishtinë kanë qenë kryesisht materiale dhe nuk mund të krahasohen me ato të regjistruara në disa komuna të tjera, ku stuhia ka shkaktuar pasoja më të mëdha në infrastrukturë, objekte dhe bujqësi.

Ai shtoi se shërbimet komunale vazhdojnë të monitorojnë gjendjen dhe të ndërhyjnë në zonat ku ka pasur nevojë për pastrim dhe eliminim të pasojave të motit të lig.

Fushtica u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast që paraqet rrezik, duke theksuar se institucionet komunale mbeten të angazhuara për rikthimin e gjendjes në normalitet./dukagjini