Aksident tragjik në rrugën Suharekë–Shtime, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Suharekë–Shtime, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes fshatrave Duhle dhe Carralevë. “Si pasojë e aksidentit,…

Lajme

28/09/2025 21:55

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Suharekë–Shtime, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se rruga Suharekë–Shtime është aktualisht e bllokuar për qarkullim, deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitet kompetente policore.

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, theksoi Bytyqi.